NASA prezanton automjetin e projektuar fillimisht për të kërkuar jetën në planetin Mars. Koncepti radikal është zbuluar nga NASA në Kompleksin Visitor të Qendrës Kennedy Space dhe mund të jetë frymëzimi për roverët e ardhshëm, për misionet e para të udhëhequra në planetin e kuq. Projekti për këtë automjet nisi të zhvillohet nga fundi i vitit 2016, dhe duket më shumë si Batmobile. Makina konceptuale këndore ka gjashtë rrota, është bërë tërësisht nga fibra karboni dhe alumini, dhe është me energji diellore. Vepron në një motor elektrik, të mundësuar nga panelet diellore dhe një bateri 700 volt. Është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe ka laboratorin e vet të shkëputur. Pjesa e prapme shërben si një laborator i cili mund të shkëputet për kërkime autonome. “Ndwrsa ky rover i saktë nuk pritet të funksionojë në Mars, një ose më shumë elementë të tij mund të futen roverët e ardhshëm që do të shkojnë në Planetin e Kuq" thotë NASA.