Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, midis tyre dhe një grua shtatzënë.
Sipas policisë një automjet i tipit 'golf' është përplasur me një automjet tjetër i cili ka përfunduar në stacionin e autobusit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre personat që ishin në automjetin 'Golf'.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.