INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autori i masakrës së Teksasit telefonoi të atin pasi hapi zjarr mbi turmën e njerzëve

Autori i masakrës së Teksasit telefonoi të atin pasi hapi zjarr mbi turmën e njerzëve

Publikuar më: 18:58 06-11-2017

Autori i masakrës së Teksasit mësohet se i telefonoi të atit, pasi u qëllua nga një kalimtar i armatosur. “Unë nuk besoj se do t’ia dal', i tha Devin Kelley të atit pasi kishte bërë hapur zjarr në kishë duke lënë të vrarë 26 persona. Bilanci do të ishte edhe më tragjik nëse dy persona të cilët po konsiderohen heronj nuk do të ndërhynin për të ndaluar ish-ushtarakun. Kelley ishte armatosur me një pushkë sulmi kur hapi zjarr në kishën Baptiste mbi viktimat e tij pa dallim, të cilët përfshinin edhe fëmijë. Vrasësi, 26 vjeç, u ballafaqua nga Stephen Willeford i cili jetonte afër kishës, që vijoji me një ndjekjeje të shpejtë nga skena e masakrës. Eilleford dhe shoku i tij Johnnie Langedorff e ndoqën Kelley në një makinë, për të parandaluar më shumë vdekjeve.
“Kjo ngjarje nuk kishte motive raciste, as fetare. Ajo erdhi vetëm nga një situatë e tendosur familjare mes autorit dhe prindërve të bashkëshortes së tij”, ka deklaruar Martin Freeman, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas.
Sipas oficerit të lartë, vjehrra e autorit kishte marrë prej tij mesazhe kërcënuese në ditët e fundit. Oficeri Martin u tha gazetarëve se Kelley vdiq pasi qëlloi veten, pasi ishte qëlluar nga ai që u quajt “samaritani i mirë”. Ndërkohë, autoriteteve u duhet ende të identifikojnë viktimat. Devin Patrick Kelleyt nuk i lejohej me ligj që të mbante armë, të cilat ishin një automatik dhe dy pistoleta. Sulmi në kishtën e vogël jashtë San Antonios gjatë meshës së të dielës la 27 persona të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998