INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autori i sulmit në Itali, një 28-vjeçar ekstremist. Kishte shkuar edhe te psikiatri

Autori i sulmit në Itali, një 28-vjeçar ekstremist. Kishte shkuar edhe te psikiatri

Publikuar më: 17:59 03-02-2018

Autori i sulmit në Macerata të Italisë është Luca Traini.  28-vjeçari hapi zjarr mbi disa të huaj me ngjyrë duke plagosur 6 persona. Traini ishte kandidat për zgjedhjet lokale të 2017 për këshillin e qytetit të Korridonisë me forcën e Lega Nord. I lindur në vitin 1989, në kohën e arrestimit, atij iu gjet një armë. Pronari i palestrës ku shkonte më parë 28-vjeçari tha se "ai është racist dhe ekstremist, e se për këtë e kishte dëbuar nga palestra". Traini ndaloi makinën para Monumentit në Macerata, doli duke mbajtur në qafë flamurin italian, pasi qëlloi mbi emigrantët, bëri përshëndetjen fashiste dhe thërri "Viva Italia".  Francesco Clerico, pronari i palestrës ku Traini stërvitej, tha se ai e kishte larguar në muajin tetor.

autori_i_sulmit.jpg

Të dy kishin njohje me njëri-tjetrin "të paktën 10 vite", por kohët e fundit, sipas Clerico, qëndrimet e Trainit 'ishin gjithnjë e më ekstremist, bënte përshëndetjen romake dhe shaka raciste'. "Unë kisha kohë që e dija se ai kishte një armë. Miqësitë e gabuara e kanë shkatërruar atë, këto qarqe ekstremiste dhe një situatë katastrofike familjare »-tregoi pronari i palestrës. Sipas Clerico ai nuk kishte krijuar kurrë probleme në palestër. Ai gjithashtu kishte miq të zinj. "Kush e priste këtë? "-shprehet i çuditur ai. 28-vjeçari ka shkuar te psikiatri për shkak të problemeve që kishte. Ai kishte një situatë katastrofike familjare: babai i tij ishte zhdukur kur ishte fëmijë dhe nëna e tij, me probleme të mëdha, e kishte dhunuar atë disa herë . Luca jetoi me gjyshen e tij. "U përpoqa shumë herë ta ndihmoja, ta ktheja përsëri në rrugën e drejtë. Ai më dëgjoi, por nuk zgjati shumë ", thotë Clerico. Kohët e fundit ai kishte humbur një vend pune. Por veprimi i tij mund të ketë lidhje edhe me vrasjen e  Pamela Mastropietro, vajzës  18-vjeçare nga Rumania, trupi i së cilës u gjet në copa në Maceratese. Ajo u gjet e masakruar të mërkurën, një ditë pasi ishte parë në shoqërinë e një nigeriani. 29-vjeçari u arrestua me dyshimin se ai ka kryer krimin makaber. Luca Traini i qëlloi personat kryesisht në zonën ku u gjet trupi i Pamelës.

pamela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322