INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autori i vrasjes së 11 personave në sinagogë mund të dënohet me vdekje

Autori i vrasjes së 11 personave në sinagogë mund të dënohet me vdekje

Publikuar më: 09:43 28-10-2018

Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 11 personave në një sinagogë në Pittsburgh është akuzuar për vrasje, në atë që besohet të jetë sulmi më i keq i antisemitizmit në historinë e kohëve të fundit të SHBA-ve. Robert Bowers, 46 vjeç, është akuzuar për hapjen e zjarrit në sinagogën e “Tree of Life” Pemës së Jetës gjatë shërbimit të Shabatit. Ai përballet me 29 akuza kriminale, duke përfshirë përdorimin e një arme zjarri për të kryer vrasjet. Prokurorët federalë thonë se ata gjithashtu do të ngrenë akuza për krime të urrejtjes dhe i dyshuari mund të përballet me dënimin me vdekje. Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si një "akt vrasjesh masive". Ai shprehu keqardhje dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë ligjet në lidhje me dënimin me vdekje. Ai tha se njerëzit që kryejnë krime të tilla "duhet të vuajnë me të vërtetë çmimin përfundimtar". Ai gjithashtu sugjeroi që të shtënat mund të ishin parandaluar nëse kishte brenda një roje të armatosur.

vrasesi.jpgGjashtë vetë duke përfshirë katër oficerë policie u plagosën në sulmin e së shtunës. I dyshuari u plagos gjithashtu në një shkëmbim zjarri me policinë.
Duke thirrur "të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin" 46-vjeçari hyri me furi në sinagogën e Pitsburgut gjatë shërbesave të Shabatit të shtunën, duke qëlluar pa dallim dhe duke vrarë besimtarët. Zyrtarët thanë se 11 vetë u vranë brenda sinagogës “Tree of Life”. Byroja Federale e Hetimeve ka marrë në dorë hetimin e incidentit "pasi ai përkufizohet si një krim urrejtjeje", u tha gazetarëve pranë sinagogës drejtori i sigurisë së Pitsburgut Wendell Hissrich. Mesazhet në mediet sociale të bëra nga Bowers tregojnë urrejtjen e tij ndaj hebrenjve dhe në një mesazh ai deklaron: "Nuk mund të pres më ndërsa njerëzit e mi masakrohen ... po shkoj". "Jam i zemëruar dhe i tmerruar nga sulmi në një sinagogë të Pitsburgut ," tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili është diplomuar nga një shkollë e mesme në Pensilvani. Sinagoga “Tree of LIfe” i ka rrënjët e saj në fillim të Judaizmit të organizuar në Pitsburg në mesin e viteve 1860 dhe ka shërbyer në ndërtesën e saj të tanishme që nga viti 1946.

foto_e_ee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020008087158203