IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Autoritetet dëbojnë Bieber nga vendi i shenjtë Maya: Të kthehet kur të ngrejë pantallonat!

Autoritetet dëbojnë Bieber nga vendi i shenjtë Maya: Të kthehet kur të ngrejë pantallonat!

Publikuar më: 15:26 09-01-2016

Justin Bieber i tërboi perënditë Maja...ose të paktën policat të cilët po kujdeseshin për mbikqyrjen e tyre pasi ai i uli pantallonat e tij në një piramidë në Meksikë.

Diçka e tillë nuk u honeps dot nga autoritetet, të cilët e përzunë me të gjithë ekipin e tij, duke thënë se bëri diçka të patolerueshme. Megjithatë duket se për Justin dyert për në gërmadhat Maya në Tulum të Meksikës janë ende të hapura për sa kohë ai sillet siç duhet, ose të paktën të mos e tregojë hapur “që është një idiot”, gjithmonë sipas TMZ. Gjithçka për të do të shkojë mirë në rast se i mban pantallonat aty ku duhet, dhe asnjë cm më poshtë. Mësohet se Justin ndodhej atje së bashku me flirtin e tij më të ri, bukuroshen Hailey Baldwin, pas të cilës duket se nuk shqitet dot këto kohë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0016419887542725