INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoritetet iraniane i vihen pas  Kim Kardashian

Autoritetet iraniane i vihen pas Kim Kardashian

Publikuar më: 12:09 18-05-2016

Autoritetet iraniane të cilët mbrojnë sistemin islamik dhe ndërhyrjet e jashtme, kanë akuzuar Kim Kardashian se ajo po e përdor Instagramin e saj për  të ndikuar në mënyrën e jetesës së vajzave të reja. 

Kim njihet kryesisht për fotot e saj provokuese dhe këto të fundit janë mjaft tunduese për vajzat atje  duke rënë ndesh me parimet e islamit. Kjo është arsyeja që grupi i cili mbron sistemin islamik mendojnë se profili i Kim duhet të bllokohet në shtetet islamike.

Për këtë arsye është hapur një website i ri nga një grup gazetarësh iranianë të cilët flasin për këtë çështje. “Duke qenë se Kim Kardashin është një perosn shumë i famshëm dhe me ndikim në modë, Instagrami i saj ka ndikim botëror. Nuk ka dyshim që ajo ka edhe mbështetje financiare për  postimet e saj, të cilat nuk janë aspak të pranueshme për ne. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë çështje pasi ajo po ndikon tepër në vajzat e reja të cilat po thyejnë rregullat e islamit. Këto skema janë pjesë e një  operacioni të huaj dhe Kim është vetëm një nga “agjentet e tyre sekrete”, për të realizuar objektivat finalë”, është shprehur një nga gazetarët.

Dhe cili ka qenë reagimi i Kim ndaj këtyre akuzave? Ajo ka qëndruar shumë indiferente dhe ka shijuar  e qetë vizitën e saj në Kanë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038151741027832