INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoritetet Kolumbiane: Avioni i Chapecoense nuk ka pasur karburant

Autoritetet Kolumbiane: Avioni i Chapecoense nuk ka pasur karburant

Publikuar më: 09:11 01-12-2016

Autoritetet Kolumbiane kanë zbuluar shkakun e aksidentit tragjik të avionit të skuadrës braziliane të futbollit Çapekoense, duke vlerësuar se arsyeja e rrëzimit të mjetit fluturues ka qënë mbarimi i karburantit. Lajmi është komunikuar nga shefi i aviacionit civil Alfredo Bocanegra, i cili pas inspektimit të parë nga ana e grupit hetimor, ka deklaruar se janë gjetur prova të cilat vërtetojnë se në momentin e incidentit me përmasa tragjike, avionit i ka shteruar karburanti.

Lajmi është përforcuar edhe nga një audioregjistrim i kabinës së pilotëve, të cilët disa minuta përpara se mjeti fluturues të përplasej në një zonë malore të Kolumbisë kishin kërkuar leje për ulje emergjente për shkak të mungesës së karburantit dhe të një defekti elektrik. Zyrtari kolumbian i aviacionit civil shtoi se pavarësisht kësaj hetimi nuk është mbyllur këtu. Bokanegra nënvizoi se një tjetër investigim ka nisur për të mësuar se pse avioni çarter mbeti pa karburant në këtë fazë të fluturimit.

Në bordin e mjetit fluturues kishte në total 81 persona, ku vetëm pesë prej tyre mbijetuan ndërkohë që 76 të tjerë humbën jetën. Në rradhët e tyre përfshiheshin 11 antarë të ekuipazhit, 21 gazetarë dhe përfaqësues të medias, ndërkohë që pjesa tjetër ishin lojtarë dhe antarët e stafit teknik të skuadrës braziliane të futbollit Çapekoense.

Ky ekip kishte arritur që të regjistronte një prej sezoneve më të suksesshëm në historinë e klubit dhe po përgatitej që të luante në finalen e Kupës Sudamerikane. Ngjarja e rëndë preku miliona tifozë futbolli në mbarë botën të cilët bënë homazhe për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të 76 personave.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834