INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoritetet turke presin mandat-arreste për 47 gazetarë

Autoritetet turke presin mandat-arreste për 47 gazetarë

Publikuar më: 08:02 28-07-2016

Autoritetet turke kanë shpërndarë 47 mandat-arreste për gazetarë të dyshuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gulenit, i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut, njoftoi televizioni CNN Turk.

Ndërmjet tyre janë shumë ish-reporterë të së përditshmes opozitare ”Zaman”, që u sekuestrua në fillim të muajit mars.

Ndërkohë, gazetari i njohur Sahin Alpay është arrestuar.

Kjo listë përfshin ish-kryeredaktorët e botimit anglisht të kësaj gazete, Bulent Kenes dhe Sevgi Akarcesme.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583