INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoriteti i Konkurencës vendos të anulojë listën e çmimeve dentare

Autoriteti i Konkurencës vendos të anulojë listën e çmimeve dentare

Publikuar më: 16:12 28-01-2019

Autoriteti i Konkurencës pezullon zbatimin e Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”. Sipas autoritetit vendimi bie ndesh me dispozitat e Ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Në rast të mos zbatimit parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë.
“Si përfundim, bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence, pasi Vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003,” shkruhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486