INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoriteti i Ushqimit masa të rrepta për tregëtarët

Autoriteti i Ushqimit masa të rrepta për tregëtarët

Publikuar më: 14:12 03-05-2016

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur grupe të posaçme kontrolli në qarkun e Fierit dhe veçanërisht në Lushnjë, në subjektet që tregtojnë produkte të mbrojtjes së bimëve, farave dhe imputeve bujqësore. Ky aksion u ndërmorr për shkak se pak kohë më parë disa baktere të rrezikshme dëmtuan një sasi të konsiderueshme të kastravecave në këtë zonë.
Drejtori i AKU, Isuf Shehu në një konferencë raportoi se nga inspektimet e kryera në terren kanë rezultuar me shkelje disa subjekte, që tregëtonin fara dhe pesticide jashtë standarteve dhe ndaj tyre janë marrë masa me gjobë, pezullim aktiviteti, por dhe iu është bllokuar sasia e mallit.
Vetëm në muajin prill në Qarkun e Fiert janë kryer 110 inspektime dhe 11 subjekte morrën gjoba me vlerën 850.000 lekë, 5 subjekteve iu pezullua totalisht aktiviteti dhe 4 kompanive iu është bllokuar malli.
Duke marrë shkas nga situata e krijuar në Lushnjë, AKU i bën apel fermerëve që të blejnë produkte për mbrojten e bimëve dhe impute bujqësore vetëm në subjektet e çertifikuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Shehu ndali dhe në inspektime të tjera ku veçoi ato në thertore, veç paralajmërimeve në një prej tyre në kryeqytet është bllokuar sasia e mishit, pasi tregëtohej në ambjente jo higjenike. Kundrejt këtij subjekti u vendos dhe gjobë në vlerën e 150 mijë lekë.

Veç këtyre masave AKU nuk e ka lënë me kaq, por ka kërkuar dhe nisjen e proçedimit penal ndaj dy inpektorëve, Neki Hysko dhe Elvis Vllamasi, të cilët kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar që pronarët e thertores të ushtronte aktivitet në kushte të këqia higjeno - sanitare dhe nuk raportonin problemet e konstatuara.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115