INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autorja e “Big Brother” reagon ashpër: Unë ju falenderova, ju më mallkuat

Autorja e “Big Brother” reagon ashpër: Unë ju falenderova, ju më mallkuat

Publikuar më: 14:29 27-06-2017

Pas finales të 9-të të Big Brother, të gjithë kanë shpërthyer...

Disa çifte janë ndarë e disa jane zënë me njëri-tjetrin por kjo gjë ka ndodhur edhe me autoren e këtij programi, Alessia Vessichio dhe opinionistit, Olti Curri. Pas reagimeve që ajo ka marrë nga Olti Curri dhe Damiano ka shkruar se mesa duket ata nuk kuptojnë mirë italishten dhe se statusi i saj fillestar ishte falenderues.

Postimi i plotë i Alessias:

Po ju jeni të çmendur? Unë thjesht bëra një post ku falënderoja të gjithë përfshirë këtu dhe ata që reaguan kundër të cilët kontribuan për të rritur shikueshmërinë. Ju u tërbuat duke thënë gjëra të çmendura si: “Italiane ik sërish”, duke mallkuar. Atëherë pranojeni që keni probleme për të kuptuar italishten. Unë  falenderoj, e them në të gjitha mënyrat që ishte një ekperiencë e bukur, që e dua këtë vend dhe që po iki në shtëpi e lumtur dhe  portalet çmenden. Mundohuni të flisni për gjërat serioze dhe mos flisni për mua, se keni dhe zgjedhjet. Nëse dikush që nuk e kam përmendur kurrë ndihet i fyer, ndoshta ka probleme me nervat pasi unë nuk kam përmendur emra përveç atyre që i kam falënderuar. Qetësohuni pak miq sepse zemërimi dhe gënjeshtrat të kthehen mbrapsht dhe të bëjnë të shëndoshesh,”-përfundoi postimi I saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938