INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autostrada e Kombit do të menaxhohet nga një kompani e huaj

Autostrada e Kombit do të menaxhohet nga një kompani e huaj

Publikuar më: 09:21 29-08-2017
Konsorciumi “Catalyst” i kompanive shqiptare që ka marrë me koncesion Autostradën e Kombit do të japë menaxhimin ndaj një kompanie të huaj. Burimet pranë koncesionit pohuan se janë duke negociuar me kompani të mëdha italiane më përvojë në mirëmbajtjen e autostradave me koncesion.Kompania italiane, Autostrade per L’Italia, do të menaxhojë shërbimin në lidhje me pagesat dhe mirëmbajtjen, ndërsa koncesioni është në pronësi të kompanive të njohura shqiptare Salillari dhe Kastrati. Mirëpo do të duhen edhe disa muaj deri koncesioni të bëhet aktiv. Procesi i inventarit për dorëzimin e objektit nga shteti tek koncesionari ka zgjatur për shkak të disa mangësive që janë gjetur në punime. Burimet nga grupi i punës që është duke u marrë me inventarin e objektit pohuan se, nga verifikimet në terren janë gjetur investime të pakryera në bankina dhe në muret mbajtëse, ndërsa ishin raportuar si të kryera. Gjithashtu për ti paraprire vendosjes së trarëve të pagesës po hapet një rrugë e ndërmjetme anës malit ku kalon tuneli i Thirrës. Instalimi i trarëve të pagesës kërkon kohë ndaj për të mos bllokuar trafikun lëvizja do të vijojë në rrugën e re. Mirëmbajtja ne rrugën e Kombit është dhënë për një afat 30 vjeçar. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncesionari do të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sere standardesh të paracaktuara të performances gjatë koncesionit/PPP 30 vjeçar. Në këmbim do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa, e cila për automjetet e vogla është 5 euro dhe më pas do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë ë re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit. Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë koncensionarin në 13 vitet e para të paktën 65 milionë euro, si subvencion për trafikun e munguar.
Article Logic
Execution time: 0.003328800201416