Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët se është stakuar linja Rashbull-Sallmone për shkak të një avarie.
Sipas njoftimit, zonat e mbetura pa energji si rezultat i kësaj avarie janë: Shijak, 4 rrugët Shijak, Sukth, autostrada Maminas , Marikaj dhe autostrada Sukth-Shinavlash.
Brigada e avarisë e OSHEE është në terren dhe po merr masa për furnizimin me ushqim unazor të fiderave të prekur nga këputja e përcjellësave në linjën e OST.