INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Autostrada Tiranë-Elbasan mbaron në pranverë”

“Autostrada Tiranë-Elbasan mbaron në pranverë”

Publikuar më: 11:15 09-01-2019

Mbyllja e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan është një lajm i shumëpritur sidomos nga ata të cilët e kalojnë shumë shpesh këtë rrugë. E sipas krerëve të infrastrukturës kjo rrugë përfundon punimet gjatë muajve të pranverës. 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur të rrugës Tiranë-Elbasan. Ata kanë konfirmuar se punimet po shkojnë drejt përfundimit. “Sot që flasim jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se publiku brenda pranverës do të ketë rrugën të përfunduar dhe të dorëzuar me të gjitha parametrat e nevojshme”, tha Gjiknuri.
“Jemi në kantierin e Rrugës së Elbasanit, në pjesën fundore të projektit. Kanë ngelur edhe 6% e të gjithë volumit të përgjithshëm të punimeve për të përfunduar. Ka mbetur paketa e shtresave rrugore dhe ajo asfaltike bashkë me elementët e sigurisë rrugore”, u shpreh kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553