Kur James Cameron vendosi të realizonte “Avatar” në vitet 2000, pranoi se kishte ndër mend ta transformonte në trilogji, ose në pesë filma. Pas suksesit të arritur, regjisori i hyri punës për të krijuar pasuesit, që fillimisht ishin dy, më pas u shndërruan në katër.
Pas vitesh pune me skenarin dhe zhvillimin, aktualisht janë xhiruar “Avatar 2” dhe “Avatar 3”, që pritet të dalin njëri pas tjetrit, në vitet 2020 dhe ’21, rreth një dekadë pas të parit.
Pavarësisht se ishte filmi me arkëtimin më të madh në histori, ka persona që ende nuk e kanë parë dhe pyetjes nëse të interesuarit mund ta nisin historinë me kapitullin 2, producenti Jon Landau deklaroi: “Çdo film është i pavarur për t’u ndjekur. Njerëzit do të futen në një udhëtim viziv dhe emotiv që arrin në një konkluzion. Do të jenë histori të pavarura, brenda të tërës që mban emrin “Avatar”. Gjithçka do të jetë unike”.