Historikisht filmat e këtij zhanri janë munduar shumë të hyjnë në “Oscar”, por vitet e fundit ka pasur një ndryshim domethënës, falë “Avengers: Endgame”, dhe edicioni i vitit 2020 i “Academy Awards” mund të përfaqësojë një hap të rëndësishëm përpara në këtë drejtim.
“ComicBook” pyeti producenten Trinh Tran nëse “Disney” do të bëjë një promovim të rëndësishëm për fushatën promocionale “For Your Consideration”, gjatë sezonit të çmimeve dhe ajo u përgjigj duke thënë se Kevin Feige dhe gjithë skuadra e tij në “Marvel” do të angazhohen maksimalisht.
Nuk tha asnjë më shumë, duke u limituar të përforconte fjalët e vëllezërve Russo, që kohë më parë kërkuan një “Oscar” për Robert Downey Jr..
“Do të ishte fantastike. Në dekadën e fundit RDJ i ka dhënë jetë personazhit të Iron Man dhe besoj se “Endgame” është dhe një homazh për punën e tij. Duhet të vlerësohet edhe për nivelin emotiv të historisë”.