I apasionuari pas sporteve të aventurës një 24 vjeçar shtetasi belg vjen në Shqipëri për të kaluar një fundjavë të bukur në malet e Korçës. Por hedhja e tij me parashutë nuk rezultoi e suksesshme, pasi ajo nuk iu hap plotësisht dhe i riu K. Fdhoght u rrëzua në tokë. Për fat të mirë ai nuk ka pësuar ndonjë problem fatal dhe pasi është dërguar në spital rezulton jashtë rrezikut për jetën.