Javës që shkoi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në rrjetet sociale na tregoi se ishte duke shijuar fundjavën duke kalëruar në bregdet.Dhe madje në postimet e tij nuk anashkaloi edhe ironinë.
Edhe këtë here ish-ministri ka zgjedhur të tregoi një tjetër aventurë të tij.
Ai publikon video me të afërmit e tij teksa kujdeset edhe për një koshere bletësh.
“Me bletët punëtore e me njerëz punëtorë” dhe në një foto tjetër Tahiri e ka shoqëruar më një dixhiturë pikante “Një thumb larg”.
Pas lirimit me kusht ndaj akuzave për përfshirje në dosjen “Habilaj”, Tahiri duket se është shfaqur edhe më aktiv në rrjetet e tij sociale.
Pa dyshim nuk mungojnë as komentet pikante.