INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aventurier, zhurmues, i shpejti? Më thuaj si ha të të them çfarë personaliteti ke!

Aventurier, zhurmues, i shpejti? Më thuaj si ha të të them çfarë personaliteti ke!

Publikuar më: 18:35 29-11-2018

Shumë njerëz nuk e kuptojmë se mënyra se si ne e konsumojmë ushqimin tregon personalitetin tonë. Ekspertja e ushqimit, Juliet A. Boghossian tregon se njerëzit në përgjithësi hanë në forma të ndryshme kur janë vetëm dhe kur janë të shoqëruar. Bright Side na e lehtëson këtë “dilemë” duke na zbuluar se çfarë tregon mënyra se si ne hamë për personalitetin tonë:

Të hash ngadalë

Të ngrënit ngadalë është një nga gjërat më të bezdisshme nëse personat e tjerë në tavolinë e kanë mbaruar ushqimin dhe po të presin ty. Megjithatë, njerëzit që nuk nxitojnë për të mbaruar shpejt pjatën, duan ta gëzojnë çdo moment në jetën e tyre. Ata e ndjekin këtë model në vendin e punës dhe në jetën personale. Gjithsesi, një gjë duhet ta dini: kolegët tuaj në punë mund të mërziten nga kohëzgjatja e madhe që merrni ju për të përfunduar një detyre që ju caktohet.

Shpejt

Shumë prej jush që e mbaroni ushqimin në 5 minuta, me siguri keni një sistem shumë të mirë tretës. Personat që hanë shpejt janë konkurrues dhe janë gjithmonë në nxitim. Ata humbasin shumë momente të rëndësishme në jetën e tyre sepse nuk janë asnjëherë në kohë. Ndonjëherë harrojnë të kujdesen edhe për veten e tyre.

Kërkues

Një tjetër kategori janë ata që kërkojnë gjithmonë gjëra shtesë. Ata kanë gjithmonë diçka mangut në pjatën e tyre. Nëse jeni pjesë e këtij grupi atëherë ju jeni një njeri që jeni shumë të sigurt në zonën tuaj të rehatisë dhe nuk ju pëlqejnë rreziqet, pasi keni frikë nga dështimi. Megjithatë, jeni persona që beni shumë pyetje dhe dëshironi të mësoni gjëra që më parë nuk i dinit.

Miksuesi

Një miksues zakonisht kombinon të gjithë ushqimin në pjatën e tij. Këtyre njerëzve ju pëlqen të dalin shumë me shoqërinë dhe pëlqejnë të marrin përgjegjësi të shumta në vendin e punës. E duan punën e tyre, por e dinë që edhe familja është shumë e rëndësishme dhe i dedikojnë goxha kohë.

Aventurieri

Nëse sa herë që shkoni në një restorant, ju përpiqeni të gjeni pjatën më të çuditshme, më unike, atëhërë ju jeni pjesë e kësaj kategorie. Njerëzit që e bëjnë këtë gjë zakonisht duan të marrin rreziqe dhe nuk kanë frikë nga dështimi. Ata do të thonë “po” madje edhe për idenë më të çmendur, pasi duan të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe të provojnë gjëra të reja. Askush nuk i përcepton ata si njerëz të mërzitshëm, por përkundrazi i admirojnë për guximin dhe marrjen e vendimeve të rrezikshme. Megjithatë, nëse jeni pjesë e këtij grupi duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë përpara një vendimi të rëndësishëm.

Zhurmuesi

Një nga gjërat më të bezdisshme që mund të ndodhë kur je në një darkë me disa njerëz, është ai personi që përtyp ushqimin me një zhurmë të tmerrshme. Këta njerëz janë të çuditshëm dhe miqësorë, mirëpo nuk ju intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për to. Ata kurrë nuk shqetësohen për asgjë dhe trajtojnë çdo problem që vjen në rrugën e tyre me një qëndrim të relaksuar.

Ai që të kërkon gjithmonë ushqimin

Konsiderohet veprim pak egoist që të mohoni ndarjen e ushqimit tuaj, mirëpo është pak e bezdisshme kur dikush ju kërkon të ndani me të patatet e skuqura. Këta njerëz janë këmbëngulës dhe e marrin gjithmonë atë që duan, sipas revistaclass. Ata e dinë që njerëzit që njerëzit mund t’u thonë edhe “JO”, por kjo gjë nuk i ndalon aspak së kërkuari. Gjithsesi, këta persona janë shumë te sjellshëm dhe të dashur.

Kopraci

Është një shenjë mirësjellje nëse në një darkë me miqtë, ju ofroni atyre pakëz nga ushqimi që po konsumoni edhe nëse ata nuk duan ta provojnë. Megjithatë, kur dikush nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, të tjerët mund të mendojnë se është egoist. Mirëpo, këta persona janë shumë te sjellshëm dhe ju pëlqen pavarësia dhe individualiteti.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154