INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avicii jep lajmin e keq...shumë të keq!

Avicii jep lajmin e keq...shumë të keq!

Publikuar më: 10:41 30-03-2016

Jo më Avicii.

Dj Suedez ka vendosur t'i thotë lamtumirë fansave për t'ju përkushtuar jetës së tij personale. Përmes një letre të hapur për fansat në sajtin e tij zyrtar, 26-vjeçari tha se nuk do te largohet asnjëherë nga muzika dhe vetëm përmes saj do të komunikojë me publikun, megjithatë është shprehur se ata nuk do kenë më fatin ta shohin të performojë live nëpër koncerte. Hitbërësi i “Wake Me Up” ka thënë se jeta është shumë e shkurtër dhe se është koha që edhe ai të shijojë pjesën e tij. "Ju jam mirënjohës dhe do të jem gjithmonë me ju" ka përmbyllur shkrimin e sinqertë Aviici. Padyshim një ditë e zymtë për të gjithë fansat e muzikës dance!

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324