INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avion në Gjirin e Lalëzit. Çfarë thotë policia?

Avion në Gjirin e Lalëzit. Çfarë thotë policia?

Publikuar më: 08:34 14-10-2016

Në orët e vona të ditës së enjte në media u publikua lajmi se një tjetër avion sportiv ka fluturuar në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të policisë, avioni është pikasur në Gjirin e Lalëzit në orët e pasdites, ndërsa me vonë ka sqaruar të gjithë detajet e kësaj ngjarjeje. Sipas njoftimit të policisë, avioni sportiv ka fluturuar në Gjirin e Lalëzit dhe më pas është rikthyer në Rinas. Deklarata e uniformave bl, sqaron se avioni ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga ana e Aviacionit Civil.
Sqarimi i policisë:
Më datë 13.10.216, rreth orës 16:00-17:00, shërbimet e Rendit, në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë konstatuar duke fluturuar një avion të vogël, tip sportiv. Drejtuesi i avionit ka bërë një fluturim në këtë zonë dhe më pas është kthyer në drejtim të Rinasit.
Pas verifikimeve të kryera është konkluduar se avioni i përkiste një shoqërie ajrore private dhe ka pasur leje fluturimi në këtë hapësirë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Rinas.
Sqarojmë opinionin dhe disa media online që kanë hedhur dyshime mbi itinerarin e mjetit fluturues se avioni nuk është ulur për asnjë moment në hapësirën tokësore dhe destiancioni i fluturimit ka qenë Rinas-Gjiri i Lalëzit- Rinas, duke respektuar lejen përkatëse të fluturimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0033388137817383