INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avionë luftarak grekë e italianë mbi vendin fqinj

Avionë luftarak grekë e italianë mbi vendin fqinj

Publikuar më: 11:04 30-05-2018
Aviacioni luftarak grek dhe italian do të fillojë nga 5 qershori patrulla në hapësirën ajrore të Malit të Zi, bëri të dituar NATO.
Kjo asistencë do të ofrohet në kuadër të solidaritetit midis vendeve të Aleancës, pasi Mali i Zi i cili u anëtarësua në NATO vitin e kaluar, nuk disponon njësi të aviacionit luftarak.
 
Sipas njoftimit të NATO-s, patrullimet do të kryhen në rast se lind  nevoja për ndihmë, apo në rast se evidentohen aviona të huaj që i afrohen hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, pa komunikuar me kullën e komandimit dhe pa paraqitur planin e fluturimit.
 
Siç vë në dukje NATO, patrullimet ajrore janë misione afatgjata dhe një nga treguesit bazikë të mbrojtjes kolektive.
Mali i Zi nuk është i vetmi vend që i nevojitet asistencë për mbrojtjen e hapësirës së vetë ajrore. Spanja, Portugalia dhe Italia patrullojnë në qiellin e tre republikave balltike. Italia edhe në Slloveni, ndërsa Britania e Madhe asiston Rumaninë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771