INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avionë luftarakë në qiell, NATO nis punën për Kuçovën

Publikuar më: 16:55 24-01-2019

Ashtu siç ishte programuar, avionët e NATO-s kanë dhuruar spektakël mesditën e sotme në kryeqytet. Në fluturimin demonstrativ u përfshinë 5 avionë të Aleancës Euroatlantike. Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters, erdhi në Tiranë për të lajmëruar nisjen e punës për bazën ushtarake të aleancës në Kucovë:

“Kuçova ka disa karakterisitka të veçanta. Është në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike, që të lejon të bësh atë çfarë kemi menduar, përfshi këtu edhe klimën e mirë. Në bazën e Kuçovës do të ulen, do të ngrihen dhe do të stacionohen avionë luftarakë të NATO-s.

Ndërsa për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë një siguri më tepër jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin:
sink

“Kuçova do të jetë bazë e NATO-s. Ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, por edhe për rajonin. Aleanca Euroatlantike është zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë për Ballkanin”.

Punimet në bazën ajrore të Kuçovës pritet të nisin në fund të këtij viti dhe parashikojnë një kohëzgjatje deri në 5 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494