INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avionët e ushtrisë turke nisin bombardimet në Siri

Avionët e ushtrisë turke nisin bombardimet në Siri

Publikuar më: 16:52 20-01-2018

Avionët e ushtrisë turke kanë nisur sulme ajrore në pozicionet kurde në Sirinë veriore, në një lëvizje që ka gjasa të shkaktojë tensione me SHBA. Turqia po kërkon të largojë luftëtarët kurdë nga Afrin, të mbajtur prej tyre që nga viti 2012. Disa nga këto forca ndihmuan SHBA-të për të luftuar grupin e Shtetit Islamik. Ka gjithashtu raporte se rebelët pro-turq sirian që përparojnë në qytet. Turqia thotë se po fillon një operacion të plotë ushtarak kundër këtyre kurdëve pasi i konsideron një grup terrorist. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu ka kërcënuar të sulmojë edhe qytetin Manbij rreth 100 km larg Afrin në një zonë tjetër kurde. Rusia një figurë e rëndësishme ushtarake në rajon thotë se është e shqetësuar nga raportet, por më herët tha se nuk do të ndërhyjë në konflikt. Siria ka paralajmëruar më parë se do të rrëzonte aeroplanët turq ndërmerren operacione të tilla. Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur edhe një herë veten midis zjarrit të dy aleatëve, të cilët po përgatiten për luftë, raporton Washington Post. Turqia, e provokuar nga plani i SHBA-së për kurdët në Siri, tashmë ka vendosur tanket përgjatë kufirit, ndërsa zyrtarët e Uashingtonit po përpiqen të shmangin eskalimin e situatës. Administrata e Presidentit Trump ka devijuar nga marrëveshja e planifikuar e sigurisë në pjesën verilindore të Sirisë, pasi Turqia kërcënoi të niste një ofensive në anën tjetër të kufirit kundër kurdëve sirian. Mevlut Çavusoglu, ministri i jashtëm turk, tha se retorika e re erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve të Turqisë lidhur me marrëdhëniet e SHBA-ve me kurdët sirianë.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877