INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avionët me drogë, reagon qeveria [FOTO]

Avionët me drogë, reagon qeveria [FOTO]

Publikuar më: 18:41 23-05-2016

Pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me pretendimin se ditën e djeshme, aviontë të vegjël kanë transportuar drogë përmes Semanit, qeveria iu është përgjigjur zyrtarisht këtyre akuzave.

Nëpërmjet një reagimi në faqen Transparenca.al, qeveria thekson se nga të dhënat e  “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV). Qeveria deklaron se në asnjë rast nuk ka pasur ulje të avionëve në territorin shqiptar.

Gjithashtu, u publikua edhe një listë ku gjenden stripset me shënimet përkatëse për secilin avion:

Article Logic
Execution time: 0.002593994140625