INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avioni goditet nga droni

Avioni goditet nga droni

Publikuar më: 07:57 19-04-2016

Një avion i “British Airways” është goditur nga një dron, i cili po fluturonte rreth 520 metra lartësi dhe që ishte ngritur në afërsi të Richmond Park. Kështu ka konfirmuar policia britanike.

Piloti i avionit ishte i pari që raportoi për një objekt që goditi kabinën e avionit dhe sipas tij, bëhej fjalë për një dron. Pas uljes, që u bë pa asnjë problem, autoritetet kontrolluan avionin dhe thanë se mund të vazhdonte punën pasi nuk kishte asnjë dëmtim.

Ndërkohë, mediet ndërkombëtare shkruajnë se avioni i kompanisë “British Airways” që po mbërrinte nga Gjeneva me 132 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë ekuipazhi, u godit nga një dron ndërsa po i afrohej aeroportit Heathrow të Londrës.

Policia vendase ka bërë të ditur se rasti po hetohet si një shkelje e rëndë e rregullave të fluturimit që mund të kishte përfunduar me dhjetëra e qindra jetë të humbura. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë, Autoriteti i Aviacionit Civil i ka të qarta rregullat për dronët. Ata specifikojnë se pajisjet me telekomandë nuk duhen “humbur nga syri” i personit që i kontrollon, kjo do të thotë se nuk duhet të kalojë “kufijtë” e 500 metra vijë horizontale dhe 12 metra lartësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002