Avioni i çuditshëm i shfaqur në brigjet e Dhërmi-ut dyshohet për drogë, reagon zyrtarisht policia
Fotot e një avioni të ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës kanë bërë “xhiron e rrjetit”.
Në fotografitë e avionit të vogël dallohet se ai është modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.
Por, mësohet se avioni i cili ngjalli dyshime dhe kuriozitet te qytetarët e shqiptarë është vendosur në bregdet nga pronari i një hoteli për të tërhequr vizitorë.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se avioni sportiv i modifikuar ndodhet prej dhjetë ditësh aty dhe është në pronësi të një shtetasi të huaj.
Sipas policisë, avioni është përdorur për turizëm nga një pronar hoteli dhe nuk ka motorr, por qëndron thjesht i fiksuar për foto.