INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avioni i Kombëtares ndalon në mes të rrugës, ulje e detyruar…

Avioni i Kombëtares ndalon në mes të rrugës, ulje e detyruar…

Publikuar më: 12:55 20-06-2016

Pas 20 minuta udhëtim avioni i Kombëtares shqiptare ka bërë një ulje të detyruar në Francë. Alarmi për fat të mirë kishte një shkak natyror, motin e keq dhe fatmirësisht lojtarët nuk kanë pësuar asnjë gjë, përveç humbjes së kohës, pasi avioni u kthye mbrapsht.

Zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona tha se alarmi që u përhap me shpejtësi është një alarm fals dhe se lojtarëve nuk iu ka ndodhur asnjë gjë. Avioni, sipas tij, nuk ka pasur asnjë turbulencë, por pilotët janë kthyer mbrapsht, për të evituar ndonjë situatë.
 
“Alarm fals është, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, moti ndryshon çast pas çastit. Gjëra të zakonshme janë këto. Bëmë ulje të detyruar të avionit gjatë udhëtimit nga Lioni në Perros Guirec, por për shkak të motit u kthyem në aeroportin e Brestë. U detyruam që të bënim 20 minuta rrugë me avion. Për pak minuta presim të vijë autokolona që do na merrte. Jemi paralajmëruar se është shi e mjegull. Do nisemi për në hotelin tonë. Ekipi është në gjendje të mirë dhe presim nisjen për në Perros Guirec”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623