INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avioni i rrëmbyer/ Lirohen gjithë pengjet, pengmarrësi kërkon gruan

Publikuar më: 09:30 29-03-2016

Një situatë tejet e çuditshme kjo e sotmja me avionin egjiptian të rrëmbyer. Në fillim u dyshua për një akt terorist. Por kjo pistë tashmë është hedhur poshtë zyrtarisht. Personi që mori peng avionin e nisur nga Aleksandria drejt Kajros dhe që bëri ulje të detyruar në Qipro kishte vetëm “mision” personal.

BBC njofton se së fundmi rrëmbyesi Ibrahim Samaha ka liruar gjithë pengjet dhe ndodhet i vetëm në avion.

Ai ka kërkuar që aty të shkojë ish-gruaja e tij, e cila banon në Qipro. Ndërsa më herët kishte dorëzuar një letër të shkruar në arabisht për të.

Kamikazi i quajtur Ibrahim Samacha rreth 30 vjeç nga Egjipti, ka patur një marrëdhënie me nje grua qiprote të quajtur Marina Paraschou, dhe ishte kërkesë e tij që piloti të ulte avionin në Qipro.

Policia ka gjetur gruan që kërkon kamikazi dhe e ka marrë në aeroport ku po zhvillohet situata e pengmarrjes.

Mediat raportojnë që autori kërkon azil në Qipro, kurse autoritetet negocionojnë që ai të dorëzohet. Nga ana tjetër, ky i fundit ka kërcënuar që nëse bëhen përpjekje për ta neutralizuar, do të shpërthejë eksplozivin që ka të veshur në trup. Mes udhëtarëve që ndodheshin në avion ishin edhe dy peshkopët e Patriarkanës së Aleksandrisë, 10 shtetas amerikanë dhe disa britanikë.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322