I konsideruar si një nga projektet më të shtrenjta në historinë ushtarake, dhe i shoqëruar me polemika që nga krijimi, ai ka dhënë një shfaqje të rrallë ajrore para turmës së njerëzve. Bëhet fjalë për avionin F-35 i cili ka filluar të duket më shumë si vrasës ajror. Imazhet tregojnë testimin e armëve të fundit , duke zbuluar avionin që gjuajti një raketë AIM-9x . Inxhinierët e marinës që testuan raketat u shprehën se duan të sigurohen për aftësinë maksimale të F-35 në flotë, në mënyrë që ta përdorin atë për trajnime dhe përdorim operativ. Kjo sipas tyre do të sigurojë përmbushjen e premtimeve për të ofruar luftëtarin më të avancuar të gjeneratës së pestë në botë. Në shfaqjen ajrore të Parisit, u dha një shfaqje e rrallë aerobatike nga amerikanët F-35. Fluturimi prej gjashtë minutash nisi me një ngritje të plotë të fuqishme, ngjitje të pjerrëta dhe kthesave më të rrepta të mundshme,duke hedhur poshtë dyshimet mbi aftësinë e avionit për të luftuar në sulm.