INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avioni me 222 pasagjerë përfshihet nga flakët

Publikuar më: 12:15 27-06-2016

Momente tmerri kanë përjetuar pasaregjerët e “Singapore Airlines” të cilët ishin nisur drejt Milanos. Avioni u përfshi nga flakët pak pas uljes së emergjencës në Aeroportin e Changit.

Fluturimi “SQ368” kishte dy orë në ajër, kur piloti njoftoi probleme në motorin e djathtë. Ai e ktheu “Boeing 777” mbrapsht dhe, pak pasi preku tokën, në njërin krah shpërthyen flakët. Episodi tmerrues u mbyll fatmirësisht pa viktima.

Ekipet e ndihmës u treguan të shpejtë në evakuimin e 222 pasagjerëve dhe 19 anëtarëve të ekuipazhit. Pavarësisht tmerrit të përjetuar, dikush gjeti kohën të filmonte me celular pamjet dramatike.

Zjarrfikësve iu deshën rreth 10 minuta për të shuar flakët, ndërsa pasagjerët u vunë në pritje të kalimit në një tjetër avion, i cili do të nisej më vonë drejt Milanos. Njëri prej tyre, që dha vetëm emrin Chuan, i tha BBC-së se përpara incidentit kishin ndierë erë gazi në bord.

Piloti, - sqaroi ai, - erdhi e na tha se ka rrjedhje në njërin prej motorëve dhe se duhet të ktheheshim mbrapsht në Singapor. Chuan shtoi se të gjithë pasagjerët ishin mjaft të qetë, e madje ai vet kishte marrë një sy gjumë pas njoftimit të pilotit, ndërsa vetëm pas zbritjes nga avioni e ka kuptuar sesa pranë vdekjes kishin qenë që të gjithë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449