Një avion pasagjerësh në Emiratet e Bashkuara Arabe ka pasur një eksperiencë të tmerrshme teksa ulje në aeroportin e Dubait. Flakët përfshinë një Boeing 777 rreth orës lokale 12.45 pm, por fatmirësisht siç u njoftua zyrtarisht, pasagjerët u shpëtuan dhe nuk pati të dëmtuar.
Avioni kishte fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Trivandrum në Indi. Dëshmitarë pohuan se avioni me 275 pasagjerë në bord pati probleme ne ulje.
Zyrtarisht ngjarja u konsiderua si një aksident në pistë, megjithatë autoritete janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve.