Momente të tmerrshme kanë kaluar 150 pasagjerët e një avioni në Japoni, pas një incidenti që pësoi motori i avionit “Japan Airlines”.
Pak para fluturimit, motori i avionit mori flakë dhe pasagjerët dolën menjëherë jashtë duke lënë avionin. Sipas medias lokale, avioni ishte ulur në Fukuoka, në jug-perëndim të Japonisë, në dëborë në ishullin Hokkaido, kur ekuipazhi zbuloi problemin në motor.
Menjëherë pas daljes së tymit pasagjerët u lajmëruan të lënë kabinën, dhe të evakuohen së bashku me gjashtë anëtarët e ekuipazhit të Boeing 737.