Pasagjerët e një avioni Boeing 737 u tmerruan, kur një stuhi akulli bëri që avioni të humbasë kontrollin gjatë kohës që po përgatitej të ngrihej nga një aeroport në Rusi.
Avioni ishte plot me pasagjerë, kur u rrotullua 180 gradë nga stuhia e fuqishme në qytetin Norilsk në Siberi.
Në video dëgjohet një komunikim mes kullës së kontrollit dhe avionit.
“Avioni po lëviz, bëhuni gati, era do e flakë tutje”.
“Nuk e di çfarë po ndodh, nuk i punojnë frenat,” dëgjohet dikush.
Prej disa ditësh, ky qytet është përfshirë nga stuhi të fuqishme që kanë shkulur edhe çatitë e banesave.