Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një pyll në Zvicrën qendrore, duke vrarë një familje prej katër anëtarësh.
Viktimat janë një çift dhe dy fëmijët e tyre nga Zvicra. Aeroplani i vogël kishte më pak se 20 minuta që ishte ngritur nga një aeroport në Kaegiswil dhe ishte drejtuar për në Francë.
Një helikopter u dërgua në vendngjarje për të shuar zjarrin para se të mbërrinin e ekipet e kërkim-shpëtimit. Nuk dihet ende shkaku i mundshëm i aksidentit, por po hetohet nga autoritet zviceriane.
Një aksident tjetër ajor u shënua dje. Policia raportoi se në kantonin zviceran juglindor të Graubuenden një aeroplan u rrëzua në malin Piz Segnas mbi vendpushimin alpin të Flims. Ata nuk dhanë informacione për viktimat, por thanë se vendi i rrëzimit ishte 2,540 metra mbi nivelin e detit. Vitin e kaluar, tre persona vdiqën pas një rrëzimit të një aeroplani në një kamp veror në kantonin malor të Granbunden, në lindje të vendit.