INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët bojkot – Nuk marrin pjesë në seanca!

Avokatët bojkot – Nuk marrin pjesë në seanca!

Publikuar më: 11:36 08-02-2016

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar avokatët nuk kanë shkuar në gjykata për të zhvilluar seancat. 

Ata bojkotuan të gjitha seancat gjyqësore për shkak të vendimit të qeverisë për profesionet e lira, që u cakton atyre pagën minimale dhe i ngarkon me një barrë të rëndë kontributesh.
Rritja e detyrimit për sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271