INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët e 9 imamëve të vetëshpallur kërkojnë apelim të vendimit

Avokatët e 9 imamëve të vetëshpallur kërkojnë apelim të vendimit

Publikuar më: 11:19 10-05-2016

Edhe pse 9 imamët e vetëshpallur nuk kanë dashur të përfaqësohen nga avokatë, me sa duket ata janë kontaktuar nga familjarët e tyre pas vendimit të dënimit të tyre me 126 vjet burg. Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda është marrë pak ditë më parë dhe avokatët kanë dorëzuar një kërkesë për të apeluar dënimin për 9 të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik.
Madje që në 3 maj kur u dha e vendimi, avokati i të akuzuarit Orjon Reçi, Roland Islami, deklaroi se të pandehurit janë paragjykuar e se do të kërkonin anullimin e vendimit, sepse ai u dha pas orarit zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498