INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët francezë: Dëmshpërblimi 92 mijë paund për fotot topless të Dukeshës Kate Midddleton, i pamerituar [FOTO]

Avokatët francezë: Dëmshpërblimi 92 mijë paund për fotot topless të Dukeshës Kate Midddleton, i pamerituar [FOTO]

Publikuar më: 15:44 13-06-2018

Kate Middleton përfitoi plot 92 mijë paund për fotot topless që iu publikuan teksa po merrte rreze dielli gjysmë e zhveshur. Edhe pse ndodhej në një rezidencë private, paparazët arritën të siguronin mjaftueshëm material. Edhe pse kjo ndodhi në 2012-ën, avokatët francezë kanë vendosur ta apelojnë çështjen këtë javë sepse thonë se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk i merituan £92,000 paundë dëmshpërblim sepse nusja tjetër në familjen mbretërore, Meghan Markle, ka pozuar për foto seksi.

Në gjyq do të përdoren fotot e bashkëshortes së princit Harry duke u zhveshur teksa skuq hamburgerë për revistën Men’s Health në 2013. Videoja e quajtur “Hamburgerët në zgarë nuk janë dukur kurrë kaq të nxehtë me Meghan Markle” e tregon ish-aktoren duke hequr këmishën e pastaj duke pozuar përpara zgarës me pantallona të shkurtra.

Përfaqësuesit e Closerit këmbëngulin se shuma e paguar duhet të rishikohet në përputhje me rastet e shkeljes së privatësisë, ku dëmshpërblimet zakonisht nuk kapërcejnë 100 paundët.

fff.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662