INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët i rikthehen bojkotit të gjyqeve. Këtë herë për tre ditë…

Avokatët i rikthehen bojkotit të gjyqeve. Këtë herë për tre ditë…

Publikuar më: 12:15 22-02-2016

Avokatët protestojnë duke lënë punë,  pasi janë kundër ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të” , pasi sipas tyre është e padrejtë që ata të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash për sigurimet. Ata thonë se kanë konstatuar se ai cënon rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar se nga kjo e hënë deri të mërkurë avokatët nuk do marrin pjesë në gjyqe.
Ndëra, Këshilli Drejtues ka përcaktuar se avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin  e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002