INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët lajmërojnë protesta: Të  hënën asnjë seancë gjyqësore! Ja pse…

Avokatët lajmërojnë protesta: Të hënën asnjë seancë gjyqësore! Ja pse…

Publikuar më: 11:04 05-02-2016

Për herë të parë edhe avokatët reshtohen për të  protestuar. Ditën e hënë ata nuk do të  marrin pjesë në asnjë seancë gjyqësore në shënjë proteste, kundër qeverisë, e cila ka rritur taksat për profesionet e lira.
Shoqata e Avokatëve Penalistë ka paralajmëruar për grevë edhe pse Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u ka bërë  thirrje, që të mos bojkotojnë punën, por të gjejnë një zgjidhje tjetër.

Shoqata e Avokatëve Penalistë, është shprehur qartë dhe ka argumentuar se nëse avokatët nuk mbrojnë dot veten e tyre, nuk mund të mbrojnë të tjerët. Sipas tyre bojkoti i punës, ditën e hënë do të pasohet edhe me të tjera vendime të tilla, derisa qeveria të  reflektojnë.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833