INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati amerikan orjenton si të plotësoni llotarinë në tetor

Avokati amerikan orjenton si të plotësoni llotarinë në tetor

Publikuar më: 14:04 30-09-2016

Shumë prej lexuesve tanë kanë dërguar pyetje në lidhje me lotarinë për Green Card. Ne shpresojmë t’u jemi përgjigjur disa prej tyre në të kaluarën, dhe synojmë të publikojmë më shumë pyetje dhe përgjigje në të ardhmen.
Ja si Avokati Kieran Both u përgjigje pyetjeve të lexuesve. Ju urojmë fat të interesuarve për llotarinë amerikane për 2018!

Kur duhet të paraqes aplikimin tim?
Periudha e paraqitjes së aplikimit për DV-2018 fillon nga ora 12:00 (mesditë- Eastern Standard Time (EST) ditën e martë, 4 October, 2016 deri në ora 12:00 (mesditë), dita e hënë, 7 nëntor 2016. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për të. Aplikantët inkurajohen të aplikojnë herët, e jo ta lenë për ditët e fundit. Departamenti i Shtetit nuk do të pranojë aplikime që vijnë pas mesditës së 7 nëntorit, 2016.
Ju mund të aplikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov

Unë ndodhem në Shtetet e Bashkuara. A mund të hyj në programin e lotarisë për green card-ën amerikane?
Po, aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër, dhe mund të paraqesë aplikimin prej ngado.

A është e vërtetë që aplikimi bëhet vetëm një herë?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar nëse ka aplikime më se një herë nga i njejti person. Individët me më shumë se një aplikim/hyrje/do të skualifikohen.

A mundet që bashkëshorti im dhe unë, secili, të paraqesim aplikime më vete?
Po, secili bashkëshort mund të dorëzojë nga një aplikim, veças, në qoftë se secili përmbush kërkesat ligjore. Nëse njëri bashkëshort është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për të aplikuar si një derivat/ i varur.

Cilët anëtarët të familjes duhen përfshirë në aplikim?

Për Bashkëshortin: Nëse jeni të martuar ligjërisht, ju duhet të listoni(vini në aplikim) bashkëshorten tuaj, pa marrë parasysh nëse ajo jeton me ju, ose jo. Ju duhet të listoni bashkëshorten edhe nëse jetoni veç, por të padivorcuarende ligjërisht. Nëse jeni të ndarë ligjërisht, ju nuk keni përse ta vendosni bashkëshorten tuaj në listë. Pra, nëse jeni divorcuar ose bashkëshorti/bashkëshortja juaj është i/e vdekur, ju nuk e vini atë në listë.

Për fëmijët: Ju duhet të listoni të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, apo të adoptuar -fëmijët e bashkëshortes tuaj, apo fëmijë që ju i keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet në fuqi. Listoni të gjithë fëmijët që janë nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju. Nuk është e nevojshme të listoni fëmijë që kanë marrë shtetësinë amerikane apo janë rezidentë permanente të SHBA.
Nëse keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e nevojshme aplikimi për vizë për ta, për të emigruar/udhëtuar sëbashku me ju. Megjithatë, në qoftë se ju nuk do t’i përfshini ata në listim, rasti juaj do të skualifikohej në kohën e intervistës për vizë, dhe as juve as asnjërit prej anëtarëve të familjes suaj nuk u jepet vizë. (Kjo vlen vetëm për ata që janë listuar si anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal).
Bashkëshorti/bashkëshortja /juaj, në qoftë se është e ligjshme ka të drejtë të dorëzojë aplikim më vete, edhe pse ai ose ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit(dependents) në familjen tuaj.

A duhet ta përgatis e dorëzoj unë personalisht aplikimin për llotarinë për green card, apo mund të bëjë edhe një tjetër për mua?
Departamenti i Shtetit inkurajon aplikuesit për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet vetë, por nëse e keni të vështirë, dikush tjetër mund ta përgatisë atë për ju, një avokat, mik, i afërm, apo dikush tjetër në emrin tuaj. Bëhet vetëm një një aplikim.

Unë kam aplikuar fillimisht për vizë emigrimi në kategorinë e preferencave familjare. A jam i lejuar që ndërkohë të aplikoj edhe për programin e DV-së?
Po.

Sa kohë pas aplikimit do të vijë konfirmimi elektronik?
Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, përfshirë bashkë me te edhe njënumër konfirmimi që ju duhet ta ruani me kujdes. Megjithatë, natyra e paparashikueshme e internetit mund të rezultojë në vonesa. Ju duhet të godisni butonin “Submit” aq herë sa është e nevojshme deri sa të merrni njoftimin konfirmues. Me të marrë njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni më informacionin tuaj.

Si mund ta di nëse jam përzgjedhur unë?
Përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të kontrolluar statusin tuaj. Shikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 Maj , 2017, deri më 30 shtator, 2018. Kjo është mënyra e vetme me të cilën do të merrni njoftimin nga Departamenti i i Shtetit, nëse jeni përzgjedhur. Mbajeni numrin e konfirmimit deri më 30 shtator, 2018 për cdo rast. Nëse ju jeni përzgjedhur, do ta merrni njoftimin vetëm nëpërmjet komunikimin me e-mail lidhur me intervistën për vizë, u jepen udhezime per aplikimin për vizë dhe u njofton për datën dhe kohën. “Entrant Status Check “ është e vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës do ta merrni njoftimin nga Departmenti i shtetit nëse jeni përzgjedhur për llotarinë amerikane.

Sa kushton hyrja në programin “Diversity Visa”për fitimin e llotarisë amerikane?
Nuk ka asnjë tarifë për të dorëzuar aplikimin. Megjithatë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat e kërkuara në kohën e aplikimit për vizë dhe të intervistës; pagesa bëhet tek arkëtari konsullor në Ambasadën e SHBA-së apo Konsullatë.Illyria

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656