Ditën e sotme qyteti i Genova-s, në Itali u përfshi nga një ngjarje e rëndë, ku një urë 100 metra, pjesë e autostradës A10, u rrëzua duke sjellë pasoja të rënda.
Sipas mediave italiane të paktën 11 persona kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur.
Tragjedisë së rëndë i ka shpëtuar mrekullisht edhe avokati i famshëm shqiptar, Saimir Vishaj.
Në një postim në Facebook, Vishaj shkruan: ''Faleminderit Zoti im..mbas 9 min ndodhi tragjedia këtu në Genova...’’