INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Popullit: 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri

Avokati i Popullit: 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri

Publikuar më: 10:51 12-12-2017

Institucioni i Avokatit i Popullit deklaron se ¼ e fëmijëve jeton varfëri ekstreme. Në konferencën e Avokatit të Popullit, kreu i këtij institucioni, Erinda Ballanca, iu referua shifrave të UNICEF kur tha se 20% e fëmijëve nga 30% në total jetojnë në kushte jo të mira, në varfëri ekstreme. “Fëmijët përbëjnë një grup të rëndësishëm në Shqipëri rreth 30% e popullatës së vendit janë nën moshën 18 vjeç, 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në kushte jo të mira, në varfëri absolute. 21.4% në zonat rurale. 49.6% e familjeve jetojnë me më shumë se katër fëmijë janë të varfër dhe 22% e fëmijëve 0-4 vjeç jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të UNICEF”-tha Ballanca. Avokati i Popullit konstaton se shërbimet sociale vendore kanë nevojë për një përfshirje të disiplinave të ndryshme mjekësore, sociale, psikologjike, juridike, arsimore. Ndërkohë ambasadorja e BE në Tiranë Roma Vlahutin tha se respektimi i të drejtave të njeriut është pikë thelbësore për të ardhmen e fëmijëve tanë. “Dhuna në familje, shkelja e të drejtave të njeriut…etj, janë mjaft problematike në një shoqëri që do të njoh progres. Pasojat e dhunës në familje janë shumë të rënda. Sa i takon Shqipërisë, është bërë progres në përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë për të përmirësuar të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Ambasadorja e BE, Vlahutin. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se gjatë kësaj legjislature në fokus do të jenë fëmijët. “ Kemi shumë për të bërë për të luftuar diskriminimin, varfërinë, për të përmirësuar kushtet arsimore. Ky do të jetë dhe boshti i kontrollit parlamentarë që kuvendi do të realizojë gjatë kësaj legjislature”, tha Hysi.

Article Logic
Execution time: 0.002086877822876