INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Avokati i Popullit apel institucioneve për të drejtat e nevojtarëve [VIDEO]

Publikuar më: 12:42 14-12-2016

Në vendi tonë rreth 14.3% e popullsisë jetojnë në varfëri. Kjo e dhënë troditëse ka bërë që de Avokati i Popullit, Igli Totozani të reaguar ashpër në lidhje me këtë plagë të shoqërisë. Ai ka thënë në konferencën për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Drejtave të Njeriut se institucionet duhet që të marrin masa serioze për eleminimin e urisë pasi kjo sjell pasoja dhe në lidhje me pabarazinë në të gjitha drejtimet.
“Shumë njerëz sot janë të mënjanuar sidomos ata më të varfërit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Është e nevojshme marrja e masave për eliminimin e urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme,” – tha Totozani
Avokati i Popullit, Totozani foli dhe për problemet e grupimeve të veçanta nga ata me aftësi të kufizuar, minoritete rome dhe egjiptiane deri tek komuniteti LGBT që sipas tij shumë të drejta të tyre bazike shkelen pothuasje nga të gjitha institucionet publike.

Pjesë nga fjala e Totozanit:
Është i nevojshëm sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës, kryesisht për minoritetin Rom dhe fëmijët me Aftësi të veçanta.  Ende ka shumë për të bërë lidhur me barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. Dhuna në familje mbetet ende një problem shqetësues. Burimet në nivel qendror dhe vendor nuk janë të mjaftueshëm për të ndihmuar gratë, viktima të dhunës në familje të rindërtojnë jetën e tyre, duke përfshirë mundësitë për punë dhe strehim. Është i nevojshëm aksesi në shërbime bazike sikundër janë furnizimi me ujë të pijshëm brenda kushteve higjeno-sanitare, si dhe furnizimi me energji elektrike për ato familje, të cilat janë në nevoja ekstreme dhe në pamundësi të pagesës së këtyre shërbimeve publike. Është i nevojshëm rritja e rolit të bizneseve për nxitjen e punësimit, kryesisht në zonat rurale më të varfëra si dhe hartimi i programeve specifike për formimin profesional. Masa të mëtejshme duhet të ndërmerren për forcimin e përpjekjeve për përmirësimin dhe aksesin në shërbime të tilla si strehimi social; arsimim dhe shëndetësi; nxitjen e punësimit për minoritetin Rom;  si dhe duhet të vijojnë përpjekjet e vazhdueshme për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit, në veçanti ndaj Komunitetit LGBTIQA, si dhe ndaj minoriteteve.

Avokati i Popullit apel institucioneve për të drejtat e nevojtarëve

Në vendi tonë rreth 14.3% e popullsisë jetojnë në varfëri. Kjo e dhënë troditëse ka bërë që de Avokati i Popullit, Igli Totozani të reaguar ashpër në lidhje me këtë plagë të shoqërisë. Ai ka thënë në konferencën për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Drejtave të Njeriut se institucionet duhet që të marrin masa serioze për eleminimin e urisë pasi kjo sjell pasoja dhe në lidhje me pabarazinë në të gjitha drejtimet.

Shumë njerëz sot janë të mënjanuar sidomos ata më të varfërit dhe ata në pozitë të pafavorshme për shkak të gjinisë, moshës, paaftësisë, përkatësisë etnike apo vendndodhjes gjeografike. Është e nevojshme marrja e masave për eliminimin e urisë, arritja e sigurisë ushqimore dhe përmirësimit të ushqyerjes dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme,” – tha Totozani

Avokati i Popullit, Totozani foli dhe për problemet e grupimeve të veçanta nga ata me aftësi të kufizuar, minoritete rome dhe egjiptiane deri tek komuniteti LGBT që sipas tij shumë të drejta të tyre bazike shkelen pothuasje nga të gjitha institucionet publike.

Pjesë nga fjala e Totozanit:

Është i nevojshëm sigurimi i arsimit cilësor gjithëpërfshirës, kryesisht për minoritetin Rom dhe fëmijët me Aftësi të veçanta. Ende ka shumë për të bërë lidhur me barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. Dhuna në familje mbetet ende një problem shqetësues. Burimet në nivel qendror dhe vendor nuk janë të mjaftueshëm për të ndihmuar gratë, viktima të dhunës në familje të rindërtojnë jetën e tyre, duke përfshirë mundësitë për punë dhe strehim. Është i nevojshëm aksesi në shërbime bazike sikundër janë furnizimi me ujë të pijshëm brenda kushteve higjeno-sanitare, si dhe furnizimi me energji elektrike për ato familje, të cilat janë në nevoja ekstreme dhe në pamundësi të pagesës së këtyre shërbimeve publike. Është i nevojshëm rritja e rolit të bizneseve për nxitjen e punësimit, kryesisht në zonat rurale më të varfëra si dhe hartimi i programeve specifike për formimin profesional. Masa të mëtejshme duhet të ndërmerren për forcimin e përpjekjeve për përmirësimin dhe aksesin në shërbime të tilla si strehimi social; arsimim dhe shëndetësi; nxitjen e punësimit për minoritetin Rom;  si dhe duhet të vijojnë përpjekjet e vazhdueshme për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit, në veçanti ndaj Komunitetit LGBTIQA, si dhe ndaj minoriteteve.

Article Logic
Execution time: 0.004335880279541