INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Popullit i shqetësuar në lidhje me fatin e pronarëve! Zgjidhjen po e mban peng…

Publikuar më: 10:24 24-05-2019

Çështja e kthimit dhe kompesimit të pronave edhe pas gati 3 dekadash nuk po zgjidhet dot. Një nga grupet më të zhgënjyera janë pronarët që ju janë marrë tokat apo godinat pas vitit 1944. Prej më shumë se dy vjet 26 mijë çështjet të tyre kanë mbetur në vend numëro. Kjo situatë konsiderohet e rëndë nga Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka dhënë dhe arsyen se përse çështjet nuk po zgjidhen. Pronarët s’po komensohet dot për pronat e tyre, pasi janë penalizuar prej mungesës së funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Avokatit të Popullit, janë të paktën 3 ndryshime në ligjin për Trajtimin e Pronës të cilat mbahen peng nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Në analizën që u bë kësaj problematike, Avokati i Popullit ka vlerësuar se trajtimi i të drejtës së pronës në ligjin e ri nuk përputhet me disa parime kushtetuese dhe 3 pikat të tij duhen të shfuqizohen.

Po kjo s’mund të realizohet për sa kohë mungon kuorumi vendimmarrës i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pengesë, thekson Avokati i Popullit, përbën një nga shkaqet që ndikon në efiçencën mekanizmave, të cilat janë krijuar në nivel kushtetues si garant të respektimit të së drejtës të pronës dhe po shoqërohen me pasoja të drejtpërdrejta në mbrojtjen e kësaj të drejte. Avokati i Popullit sqaron se zgjidhja e dhënë për njohjen e pronës në Ligjin për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompesimit, jo vetëm nuk respekton të drejtën e pronarit, por po dëmton dhe interesat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët do të duhet të paguajnë fatura shumë të mëdha financiare.

Çështja e kthimit dhe kompesimit të pronave edhe pas gati 3 dekadash nuk po zgjidhet dot. Një nga grupet më të zhgënjyera janë pronarët që ju janë marrë tokat apo godinat pas vitit 1944. Prej më shumë se dy vjet 26 mijë çështjet të tyre kanë mbetur në vend numëro. Kjo situatë konsiderohet e rëndë nga Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili ka dhënë dhe arsyen se përse çështjet nuk po zgjidhen. Pronarët s’po komensohet dot për pronat e tyre, pasi janë penalizuar prej mungesës së funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Avokatit të Popullit, janë të paktën 3 ndryshime në ligjin për Trajtimin e Pronës të cilat mbahen peng nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Në analizën që u bë kësaj problematike, Avokati i Popullit ka vlerësuar se trajtimi i të drejtës së pronës në ligjin e ri nuk përputhet me disa parime kushtetuese dhe 3 pikat të tij duhen të shfuqizohen.

Po kjo s’mund të realizohet për sa kohë mungon kuorumi vendimmarrës i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pengesë, thekson Avokati i Popullit, përbën një nga shkaqet që ndikon në efiçencën mekanizmave, të cilat janë krijuar në nivel kushtetues si garant të respektimit të së drejtës të pronës dhe po shoqërohen me pasoja të drejtpërdrejta në mbrojtjen e kësaj të drejte.

Avokati i Popullit sqaron se zgjidhja e dhënë për njohjen e pronës në Ligjin për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompesimit, jo vetëm nuk respekton të drejtën e pronarit, por po dëmton dhe interesat e taksapaguesve shqiptarë, të cilët do të duhet të paguajnë fatura shumë të mëdha financiare.

Article Logic
Execution time: 0.001924991607666