INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Popullit: Shqipëria të jetë e hapur për refugjatët!

Avokati i Popullit: Shqipëria të jetë e hapur për refugjatët!

Publikuar më: 16:29 17-03-2016

Nga Kakavija, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë thirrje qeverisë se duhet një plan konkret për refugjatët. Ai së bashku me disa ekspertë kanë parë nga afër situatën në terren, në rast të një fluksi të mundshëm migrator drejt Shqipërisë. Totozani u takua me drejtues të Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë dhe Gjirokastër, si dhe me drejtues të Prefekturës.

Avokati i Popullit tha: “Shqipëria duhet të jetë e hapur ndaj çdo individi, që kërkon mbrojtje ndërkombëtare. Flukset migratore janë para së gjithash një çështje e të drejtave të njeriut. Përgjigja e shtetit tonë ndaj krizës së migracionit dhe çështjeve të sigurisë duhet të mos cënojnë standardet e të drejtave të njeriut. Në këtë kuptim, Shqipëria ka obligimin të zbatojë parimet dhe standardet e të drejtave të njeriut, të garantuara në konventat ndërkombëtare, të pranuara dhe të ratifikuara nga shteti shqiptar”.

Edhe sensibilizimi i shoqërisë për këtë situate është konsideruar nga Totozani si një element mjaft i rëndësishëm, në rast të përballjes me një fluks të lëvizjes së njerëzve, që kërkojnë ndihmë dhe mbështetje.

Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596