INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Popullit të dhëna të reja alarmante për Shtëpitë e fëmijëve…

Avokati i Popullit të dhëna të reja alarmante për Shtëpitë e fëmijëve…

Publikuar më: 14:43 30-06-2016

Institucioni i Avokatit të Popullit, që publikoi pak kohë më parë dhe skandalin e Shtëpisë së fëmijës në Shkodër, ku të miturat ishin dhunuar fizikisht dhe përdhunuar ka prezantuar Draft-Raportin e plotë mbi nivelin e respektimit të të drejtave të fëmijëve nëpër jetimore.
Drejtuesit e monitorimit, që gjati rreth 3 muaj kanë prezantuar problemet e mëdha në praktikë dhe në legjislacion me të cilat përballen jetimët në vend, nga dhuna e të gjitha formave, kuotat e ulta të parave që shpenzohen për ushqimin e tyre, mungesa e shërbimeve shëndetësore, tek kushtet jo të mira në ambjentet, ku jetojnë deri dhe tek mangësitë në kualifikime të personelit.

Problemet më të spikatura janë:
1. Nga intervistat konfidenciale me fëmijët dhe bisedat në grup me ta, rezultoi se në disa nga këto qendra ishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve nga ana e stafit që punon në këto qëndra.
2. Ka mungesë stafi në psikolog, punonjës social, mjekët (janë me kohë të pjesshme), infermier, kujdestar, edukator, por edhe mungesë në staf mbështetës si kuzhinier, sanitar, punonjës lavanderie, detyra të cilat mbuloheshin nga stafi i shërbimit social. Pra përveç ngarkesës në punë, këtij stafi i ngarkohen detyra të tjera, gjë e cila lë mangësi të theksuara në përmbushjen e detyrës funksionale të tyre, shërbimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve.
3. Për institucionet, që kanë varësi të dyfishtë, rekrutimi i stafit dhe proçedurat e ndjekura nga bashkitë përgjithësisht nuk janë transparente.
4. Rojat e sigurisë ishin private, por nuk i mbulonin 24 orë këto institucione si rrjedhojë e mungesave në buxhet.
5. Koha e kërkuar për të mundësuar proçedurat e transferimit të fëmijëve, që kanë mbushur moshën, në institucione të përshtatshme për ta, është mjaft e gjatë.
6. Ata kanë kuota të ulta për ushqim dhe infrastrukturë të dobët në ambjetet e shtëpive të fëmijëve.
7. Problemet me lagështirën, sistemet qëndrore të ngrohjes jofunksionale, sistemi i mbrojtës kundër zjarrit jofunksionale (bombola kundër zjarrit të pa kolauduara), dhe mungesa e shkallëve të emergjencës në thuajse të gjitha shtëpitë, instalimet elektrike të ekspozuara (Vlorë), bombolat e pa kolauduara të gazit që përdoret për gatim (Durrës).
8. Mungesa e automjeteve për transportin e fëmijëve në kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, apo qendra rekreative.
9. Përveç kalendarit të vaksinave i cili zbatohej në mënyrë rigoroze, kontrolli mjekësor i fëmijëve për zhvillimin psiko-motor, nevojat stomatologjike dhe ato okulistike nuk bëhej sipas standardeve të përcaktuara të periodicitetit. Mungesa e infermierëve në disa prej institucioneve ka sjellë si problematikë çështjen e administrimit të medikamenteve nga personel i paspecializuar, të cilët nuk e kanë detyrë funksionale (si p.sh., kujdestarë të turnit).

Avokati i Popullit, Igli Totozani nisur nga këto problem të mprehta dha e disa rekomandime të detajuara:

1. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për rekrutimin e stafit sipas përcaktimeve të standardeve, nëpërmjet procedurave transparente si dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit, me theks luftën kundër keqtrajtimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.
2. Rekomandojmë në plan afatgjatë marrjen e masave për mbylljen e këtyre qendrave si qendra të përkujdesit rezidencial dhe shndërrimin e tyre në qendra të përkujdesit ditor. Deri në realizimin e këtij rekomandimi kërkohet marrja e masave për kalimin e të gjitha institucioneve rezidencialë vetëm në varësi të drejtpërdrejtë të pushtetit vendor.
3.  Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e kushteve materiale në të gjitha institucionet rezidenciale si lagështira, ambientet e përbashkëta, dushe, tualete, shkallët e emergjencës etj, si dhe marrjen e masave për vënien në funksion të sistemeve qendrore të ngrohjes/ftohjes, bombolave kundër zjarrit etj. Marrjen e masave për shtesa fondesh në buxhet për një automjet për çdo institucion, për rregullimin e transportit të fëmijëve në kopshte, shkolla, qendra shëndetësore, apo aktivitete të ndryshme jashtë këtyre institucioneve.
4. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mundësuar proçedurat e transferimit në kohë të fëmijëve që kanë mbushur moshën, në institucione të përshtatshme për ta, pasi ky proces aktualisht është shumë i gjatë.
5. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për një shërbim shëndetësor të unifikuar për funksionimin e skemës së rimbursimit të ilaçeve nëpërmjet kartave të shëndetit me të cilat janë të pajisur të gjithë fëmijët. Gjithashtu rekomandojmë që kontrolli mjekësor i fëmijëve të kryhet në mënyrë rigoroze, sipas standardeve të përcaktuara të periodicitetit.
7. Rekomandojmë marrjen e masave të menjëhershme për shmangien dhe eliminimin e çdo forme dhune fizike dhe psikologjike nga ana e stafit ndaj fëmijëve të institucionalizuar. Marrjen e masave urgjente për rregullimin me akt nënligjor të çështjes së “punës së fëmijëve” për shmangien e çdo forme pune të detyruar të kryer nga fëmijët e institucionalizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207