INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Popullit thirrje qeverisë për refugjatët!

Avokati i Popullit thirrje qeverisë për refugjatët!

Publikuar më: 13:25 26-02-2016

Avokati i Popullit, Igli Totozani i kërkon qeverisë të marrin masa për të pritur refugjatët e Lindjes së Mesme, që janë të bllokuar në Greqi. Duke marrë shkas nga informacionet e ditëve të fundit, ku shumë emigrantë kanë mbërritur pranë kufirit me Shqipërinë dhe pritet, që të strehohen në zonën e Gjirokastrës, Totozani thotë se autoritetet shqiptare duhet të jenë të përgatitur për respektimin e tyre, sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtave të Refugjatëve dhe të Drejtave të Migrantëve.
Për Avokatin e Popullit, ky është një nga ato momente, ku shoqëritë dhe individët vihen në provë për ndjenjat e tyre të solidaritetit dhe humanzimit e se Shqipëria është një shoqëri e civilizuar dhe demokratike, e hapur për të ndihmuar njerëzit që i largohen vuajtjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166