INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokati i Tahirit i përgjigjet Donald Lu-së pak para vendimit

Avokati i Tahirit i përgjigjet Donald Lu-së pak para vendimit

Publikuar më: 13:23 28-05-2018

Pak minuta përpara se Gjykata e Apelit tek Krimet e Rënda të merrte në shqyrtim kërkesën e ish ministrit Saimir Tahiri, avokati i tij Maks Haxhia i është kundërpërgjigjur Ambasadorit Amerikan Donald Lu.
Maks Haxhia:
“Nëse gjykata do të vendosë bazuar në prova dhe fakte, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të lihet sot i lirë. E kam lexuar dhe rilexuar disa herë deklaratën ose më saktë mesazhin e Ambasadorit Lu. Ishte një mesazh shumë dimensional. Atë mesazh unë e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante apo probleme socialo-politike që të dyja palët kundërshtare, ose edhe metoda të tilla kur duan që vendimi të jepet kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që unë jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi shumë i rëndësishëm i Lu, që gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Nëse gjykata do të gjykojë në prova dhe ligj, Tahirit sot duhet ti hiqet masa e arrestit në shtëpi”.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656